Sarandë, kapet 20 kg hashash dhe transportuesi

21/12/2015 12:45

Policia sekuestroi 20 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në pikën kufitare Qafë-Botë të Sarandës.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë transportuesi, Dhimitër Çami, 48 vjeç, banues në fshatin Xarrë të Sarandës.

Arrestimi u krye pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako, të mbështjella me natriban të tejdukshëm dhe ngjyrë kafe, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë së këtij automjeti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel