Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 Janarin. Prokuroria e Posaçme ia çoi fletëthirrjen në Kuvend, grupi i PD e refuzoi Në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka bërë një përmbledhje të këtij viti të qeverisjes së majtë.
“Kjo është një seancë funebër, ndaj ata nuk janë këtu. Të gjithë ikin. Kanë turp të dalin këtu. Ju erdhët në pushtet me taksën progresive, por taksa juaj progresive ishte vjedhje e shqiptarëve, largim i shqiptarëve nga Shqipëria dhe shkatërrim i shqiptarëve”, tha Berisha.
“Protestë më funebër se kjo e juaja nuk kishte. Kishit thirrur të rinjtë, por vetëm pleq kishte. Pastaj, kauza e kësaj opozite është kthimi në pushtet i asaj kaste që ishte për 8 vjet dhe u rrëzua”, replikoi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ish-kryeministri ironizoi pasardhësin e tij Edi Rama, se po bën për këtë vend aq sa nuk është bërë në 25 vjet.
“Ka vjedhur dhe po vjedh sa 25 vitet e fundit të marra së bashku. Lexoje flakën e bunkerit, lexoje mirë shpërthimin e revoltës mbarëpopullore të Shqipërisë. Ta rrëzojmë këtë që është. Iu dhatë tatimeve më shumë shpërblim se mjekësisë e arsimit të marra së bashku, sepse i duhen fonde partisë”, vijoi Berisha.
“Kjo thirrja ‘hajde bëjmë qeveri teknike se ne me këta nuk bëjmë dot reforma’, sigurisht do t’ua nxjerrë kokën në janar kur do të thonë ‘nuk e votojmë reformën në drejtësi sepse duam qeveri teknike’. Por këtë harrojeni, sepse reforma në drejtësi do të bëhet dhe ish-ministrat tuaj do të shkojnë aty ku e kanë vendin”, tha Balla.
Top Channel