
Renault ishte shumë pranë largimit nga Botërori i Formula 1. Është legjenda e këtij sporti, Alen Prost që e ka konfirmuar këtë në një intervsistë për “motorsport.com”.
Prost i cili kishte një lidhje të ngushtë me Renault dhe ishte i përfshirë në bisedimet e fundit në kompani në lidhje me të ardhmen e saj në Formula 1, shtoi se situata në prag të Çmimit të Madh të Abu Dhabit nuk ishte pozitive.
“Pak ditë përpara garës së Abu Dhabit, situata nuk ishte aspak e mirë. Ishte Carlost Ghosn ai që mori vendimin përfundimtar dhe duhej ta bënte i vetëm. Por e vërteta është se Renaul ishte pranë largimit nga Formula 1. Nuk kam folur me të në javët e fundit. Ghosn e dinte se çfarë duhet të bënte”, tha Prost.
Prost më pas shtoi se stafi menaxherial i Renault u desh të punonte shumë për të marrë miratimin përfundimtat të Ghosn i cili tregoi edhe njëherë se kompania franceze është shumë e lidhur me Botërorin e Formula 1.
“Sigurisht ishte një vendim i vështirë, u desh shumë kohë që ai të merrej për shkak të asaj që ndodhi gjatë këtij viti. Raporti me Red Bull dhe ideja se të qenit furnizues me motor i vetëm një skuadre nuk është e duhura për të ardhmen. Kjo do të thotë se lidhja me këtë kampionat është ende e fortë”, deklaroi ai.
Top Channel