Dekorimi i avokates Laskaj, reagon bashkëshortja e Havzi Nelës

21/12/2015 00:00

Vlerësimi me titullin “Toga e artë 2015” për avokaten Fatmira Laskaj nga Shoqata e Avokatëve, ka sjellë reagimin e Lavdie Nelës.

Bashkëshortja e Havzi Nelës, poetit të dënuar me vdekje gjatë regjimit komunist, thotë se pret dënimin e persekutorëve dhe jo dekorimin.

“Të paktën të dalin të kërkojnë falje publike, jo se na rikthejnë në jetë të dashurit tanë që na i kanë vrarë, por të na lehtësojnë dhimbjen dhe të dalin të thonë se ‘kemi bërë faje dhe na falni’. Fatmirja ka qenë njëra nga gjyqtaret. Ramiz Alia ka firmosur vendimin për varjen e poetit, jo për vdekjen, por për varjen e vargjeve të lirisë, por ato nuk varen, ato kanë ngelur. Ka qenë edhe Hekuran Isai, ministër i Brendshëm, ka qenë edhe Agim Hoxha, gjyqtar i Kukësit, ka qenë Nikola Qelmi, prokuror në Kukës, janë shumë emra dhe që të gjithë janë vrasës”, thotë Lavdie Nela . 

Në vitin 1988 Havzi Nela u dënua me varje në litar nga një trupë gjykatësish për shkak të disa poezive të cilat për regjimin ishin një krim që çoi në vrasjen e poetit.

Top Channel