Shoqëria civile, rezolutë për jetimët në Kuvend

20/12/2015 00:00

“Të gjithë frontalisht kundër abuzumit më femijët jetimë”, nën këtë slogan u mbajt në Tiranë një tryezë diskutimi me aktorë të shoqërisë civile, politikës por dhe shumë figura të tjera të njohura në vend.

Në takim u prezantua një rezolutë për mbrojtjen e fëmijëve jetimë, e cila do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.

“Jetimët e ndjejnë më shumë se qytetarët e tjerë këtë situatë dhe janë një grupim aq delikat sa mund të bien shumë shpejtë pre e krimit të organizuar, për trafikimin dhe shfrytëzimin e tyre, për përfshirje në rrjetet kriminale që shkojnë deri te dukuritë e ditëve të fundit për t’i angazhaur në kontigjëentet luftetarësh në grupet terroriste të ISIS-it. Fakti që në Eurpë ka një lëvizje të madhe emigracioni ku janë përfshirë edhe qindra organizata kriminale trafikimi përbëjnë një rrezik shumë të madh për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, siç janë edhe fëmijët jetimë”, deklaroi Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.

I pranishëm në këtë tryezë, ish-Presidenti Alfred Moisiu, theksoi se pavarësisht se ka shumë qendra për fëmijët jetimë, sërish nuk është bërë aq sa duhet për ta.

“Janë bërë mjaftueshëm vetëm për syrin sepse këta njerëz kanë nevojë për ngrohtësi, edukim, por kanë nevojë në mënyrë të veçantë që të ndjejnë dorën e ngrohtë të shoqësirsë shqiptare dhe të shtetit shqiptar”, u shpreh Moisiu.

Në këtë tryezë u evidentuan shkaqet që kanë sjellë si pasojë rekrutimin e 17 fëmijëve jetimë që sot ndodhën në duart e organizatës krimniale terroriste ISIS dhe 382 prej tyre sot shfrytëzohen në rrugët e Londrës nga rrjeti kriminal i organizuar.

Top Channel