Tregu i Baldushkut, Veliaj: Gjëja e gjallë do të jetë e kontrolluar

19/12/2015 00:00

Në prag të festave të fundivitit, bashkia e Tiranës ka hapur tregun e gjësë së gjallë në zonën e Baldushkut pranë fshatit Vishnje.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se qytetarët e Tiranës do të mund të blejnë në një treg i cili është tërësisht i kontrolluar përsa i përket cilësisë së produkteve.

“Ky treg do të jetë i hapur në dy javët e ardhshme këtu në Vishnjë, për të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, që të konsumojnë produkte lokale në një zonë të bukur, në një treg që ka të gjitha kushtet dhe me veteriner që kontrollojnë cilësinë e shpendëve që shiten këtu. Ky është tregu ynë i katërt, pas tre tregjeve që kemi hapur në Tiranë”, tha z. Veliaj.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, tha se përveç produktit të zonës, qytetarët e Tiranës do të vinë të bëjnë shpenzimet e tyre këtu, por edhe të njihen me bukuritë e kësaj zone.

Top Channel