Përplasen dy motorë, humb jetën një prej drejtuesve

19/12/2015 19:45

Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të regjistruar në rrugën e fshatit Sheqeras.

Dy motorë me të cilët lëviznin 3 persona janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit.

Viktima është identifikuar si shtetasi Veip Kena, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, i cili po udhëtonte me motorin e tij.

Ndërsa të plagosurit në gjendje të rëndë janë identifikuar me inicialet M.T dhe D.T, përkatësisht 30 dhe 25 vjeç, që po udhëtonin me motorin tjetër.

Mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë rruga e keqe dhe mungesa e ndriçimit. 

Top Channel