OSHEE bëri publike të dhënat mbi arkëtimet dhe nivelin e humbjeve për 11 muajt e këtij viti.
Sipas Operatorit, në muajin nëntor u arkëtuan 4.6 miliardë lekë, 0.3 miliardë më shumë se një vit më parë. Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39 përqind më shumë se 11-mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70 përqind më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2013.
Sa u takon humbjeve, OSHEE thotë se niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30,8 përqind nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1% në vitin 2013. Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9 përqind, me reduktim në masën 6.8 përqind në raport me 2014-n.
“Treguesit e fundit dëshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmërisë te pagesat e faturave është në rrugë të mbarë”, thuhet në deklaratën e OSHEE-së.
Top Channel