Mourinho kërkon të kthehet në lojë

19/12/2015 00:00

Jo vetëm që nuk është nën stres apo me energji të shteruara, por duket më shumë se gati për të nisur një aventurë të re. Ky është Jose Mourinho, që të enjten pasdite mori shkarkimin për herë të dytë nga skuadra e londineze e Chelsea. Portugezi pranoi një ndarje konsensuale me skuadrën e manjatit rus Abramovich, por duket se paralelisht ka zhvilluar planet për t’u rikthyer sërish në lojë.

“Nuk do të marrë një vit pushim – shkruan në një komunikatë për shtyp agjencia që përfaqëson trajnerin portugez – Nuk është aspak i lodhur, por ka mjaftushëm energji pozitive dhe është duke menduar për të ardhmen”.

Vetëm pak orë pas shkarkimit nga Chelsea, emri i portugezit u përfol për një rikthim në Madrid, ku Benitez duket se nuk po kalon kohë të qeta. Florentino Perez bëri një përgënjeshtrim, por emri Mourinho është gjithnjë intrigues.

Top Channel