Messi projektohet kundër River Plate

19/12/2015 00:00

Në kampin e Barcelonës mbeten optimistë se futbollisti më me ndikim te katalanasit do të arrijë të rekuperohet kur në lojë të diskutohet një finale botërori klubesh.

Lionel Mesi mbeti jashtë gjysmëfinales së botërorit të klubeve, që skuadra blaugrana fitoi ndaj Guangzhou, por tani përballë është një kundërshtar me nivel më të lartë si River Plejti.

Argjentinasit njihen mirë nga numri 10 i Barcelonës, por kandidati favorit për Topin e Artë, ka mundësi të mëdha që ta nisë nga minuta e parë, së bashku me Nejmar dhe Luis Suarez. Ky i fundit ishte protagonist absolut në premierën e botërorit japonez por ndaj Riverit edhe pse favorite, Barcelona, duhet të llogarisë forcat maksimale.

Messi nuk është stërvitur fillimisht në zbarkimin në kontinentin aziatik, por sipas mediave iberike 4 herë fituesi i Topit të Artë, ka kërkuar të luajë të dielën. 28 vjecari latin është enigma e vetme e formacionit të Luis Enrikes, për finalen e Jokohamës ndaj River Plejtit, qofshin këto 90 minuta, 120 apo edhe goditjet e penalltive.

Top Channel