Festë për jetimët e Korçës, kompania Aluflor u çon atmosferën festive

19/12/2015 19:55

Rreth 100 fëmijë jetime të qytetit të Korçës në prag të festave të fundvitit kanë festuar së bashku dhe kanë marrë dhurata nga kompania Aluflor, e cila ka zgjedhur këtë qytet për t’i bërë fëmijët që të ndiejnë atmosferën festive.

E kthyer tashmë në një traditë për këtë kompani, festa e bamirësisë me animatorë, muzikë, lojra e dhurata i ka bërë fëmijët të ndihen të lumtur për disa orë.

E organizuar me kujdes nga kompania Aluflor dhe Sirea Grup, së bashku me Bashkinë e Korçës, festa ka mbajtur lart për disa orë atmosferën e ngrohtë të këtij fundviti, duke i bërë vogëlushët të ndihen si gjithë të tjerët.

“Kompania Aluflor, me qendër në Tiranë, krahas aktivitetit të biznesit kryen aktivitete edhe sa u takon përgjegjësisë sociale të bizneseve”, tha kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

E ndërsa fëmijët argëtoheshin, presidentja Florentia Xheka shprehu dëshirën që ky aktivitet të jetë një shembull inkurajimi për të zhvilluar aktivitete bamirësie, duke u gjendur sa më pranë shtresave të ndjeshme dhe në nevojë të shoqerisë. Ajo dha edhe një mesazh për të vegjlit.

“Rrobat e mira i marrin ata fëmijë që janë shumë të mirë me mësime dhe që të marrësh nota të mira duhet të kesh disa veçanti. Këta fëmijë janë kaq të mrekullueshëm, saqë Zoti u ka dhënë sfida të tilla për t’i përballuar”, u shpreh zonja Xheka.

Top Channel