I përmbyset varka, mbytet peshkatari

18/12/2015 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Divjakës.

Landi Zhuri, 43 vjeç, nga fshati Bicakaj i rrethit të Lushnjes, së bashku me 2 shokë të tij ka hyrë në zonën e lumit të vdekur në plazhin e Divjakës për të peshkuar. Rreth 2 orë më vonë, në kthim e sipër 43-vjeçari Zhuri ka rënë nga varka dhe është mbytur.

Shokët e tij nuk kanë mundur ta ndihmojnë 43-vjeçarin, i cili mendohet se ka vdekur nga kontakti që ka patur me ujin e ftohtë. Trupin e tij e ka marrë rrjedha e lumit dhe ka kaluar në zonën e plazhit të Qerretit.

Policia kufitare ka nisur kontrollet për gjetjen e trupit.

Ky është rasti i dytë në këtë vit ku peshkatarë amatorë gjejnë vdekjen.

Top Channel