Apeli lë në burg prokurorin Haxhi Giu

18/12/2015 14:30

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la ne fuqi masën “arrest me burg” të dhënë gati dy javë më parë, kundër prokurorit të Krujës, Haxhi Giu.

Të njëjtën masë Apeli la në fuqi edhe për shtetasin Aleks Shpori, familjar i një të arrestuari për çështje droge.

Masa në Apel u shqyrtua me dyer të mbyllura, ndërkohë që gjyqtarët e Shkallës së Dytë nuk i morën në konsideratë qëndrimet e avokatit të tij, i cili mësohet të ketë kërkuar një masë më të lehtë për shkak të rrezikshmërisë së ulët të veprës, por edhe për shkak të shqetësimeve shëndetësore të prokurorit Giu.

Prokurori Giu dyshohet për korrupson pasiv, pasi sipas Krimeve të Rënda ka pranuar nga shtetasi Aleks Shpori një shumë parash në këmbim të zbutjes së pozitave të Paulin Shporit, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA