
Një ditë më parë, Mourinho u shkarkua nga klubi i Chelsea-t pas rezultateve të dobëta, por një çështje e rëndësishme që preku trajnerin portugez gjatë muajve të fundit ishin edhe polemikat me ish-mjeken e ekipit, Eva Carneiro.
Ajo u largua nga Chelsea në muajin shtator, pas përplasjeve që pati me portugezin. Historia tashmë dihet, në minutat e fundit të ndeshjes, Carneiro hyri në fushën e lojës për t’i ardhur në ndihmë Hazard dhe Mourinho nuk e priti aspak mirë këtë veprim, duke mos i kursyer aspak fyerjet në drejtim të saj.
Por, tashmë pas largimit të Mourinho nga stoli i bluve të Londrës, a do të ketë një rikthim të mjekes, e cila ka ngritur edhe një padi ndaj klubit, si dhe u ankua edhe për diskriminim nga “Special One”?
BBC shkruan se klubi londinez ende nuk ka paraqitur një mbrojtje për seancën e parë të parashikuar të mbahet më 6 janar, një tregues se klubi kërkon të arrijë një marrëveshje për një rikthim të mundshëm të mjekes, tashmë të mirënjohur.
Top Channel