Tiranë, zjarr në oborrin e Ministrisë së Brendshme

17/12/2015 17:30

Një zjarr ka rënë pasditen e së enjtes në parkun e Ministrisë së Brendshme, në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet që zjarri të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike.

Ndërhyrja e agjentëve të pranishëm në ambjentet e ministrisë ka bërë që flakët të shuhen shpejt dhe pa shkaktuar dëme.

Top Channel