Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet. Dyshohet zjarr aksidental

17/12/2015 00:00

Një makinë është shkrumbuar tërësisht pas një zjarri të rënë në të pasditen e së enjtes, pranë rrugës “Islam Alla” në “Komunën e Parisit”.

Mësohet se automjeti i djegur është tip Benz me targa AA 284 HK, i cili ndodhej i parkuar pranë një pallati.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të ndërhyjnë. Ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet për shkaqet e zjarrit, e paraprakisht thuhet se ai ka qenë aksidental.

Top Channel