Seanca plenare është shoqëruar me replika e debate mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Teksa Rama e akuzon si falsifikatorin më të madh, Berisha e quan frikacak dhe derivat hiç.

BATUTAT:

Berisha: Lexoji mirë flakët e bunkerit janë flakë për ty

Rama: Nuk e di pse u desh të plakej ky njeri që të na i zbulonte këta njerëz që nuk e kanë merituar asnjë sekondë të kenë nderime dhe përfitime nga shteti demokratik. Pse u deshën 20 vjet vite të kalonin në mustaqet e shtetit demokratik dhe u desh të plakej ai që i fshehu nëpërmjet rreshtave të veteranëve që ta merrnim vesh ne se kush janë.

Berisha: Kur të shoh ty që më citon mua kur të dridhet zëri, do të thotë që nga njëra anë më bëhet zemra mal, je një derivat hiç. Vetëm ty të ka mbetur mendja se unë jam gjithçka se unë jam kryeministër. Këtij i duhet të fshihet tani, se ky nuk ka pendesën, ky ka kompleksin e turpit.

Rama: Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tua kur i thoshte ‘Ç’na gjeti Vito, na vdiq babushi i madh i partisë”. Vitoja e shkretë nuk dinte ç’të bënte, të qante për burrin apo të pushonte ty, o Sali! Ia nxjerr inatin nipit të vitos, Andit, se i thoshe hajde të mësojë xhaxhi të hipësh në pemë, po ai donte të luante futboll. Sot e gjithë ditën paguan Andi i shkretë pse nuk hipte me ty të mblidhte kumbulla të blloku të bënte Hysniu raki. S’kishe ç’kontributi të jepje aty e i thoje ‘Hajt të hipi xhaxhi në pemë’.

Berisha: Edi Ramës i ka hyrë jo lepuri, por Saliu në bark dhe po vdes nga frika

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta