
Familja e Xhemali Myzyrit në fshatin Shtëmanjë, Bashkia Elbasan, prej më shumë se dy muaj jeton pa energji elektrike. Në kushte të vështira ekonomike, familja prej 7 personash, mes të cilëve 2 fëmijë i është dorëzuar errësirës, pasi nuk ka asnjë mundësi të paguajë borxhin nga OSHEE.
Kryefamiljari tregon se të gjitha shpresat i kishte tek tregtimi i duhanit, por pasi atë ua sekuestruan pa asnjë procesverbal, për këtë familje s’ka asnjë shpresë.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe dhjetëra familje të tjera në këtë zonë të cilave pasi u sekuestruan duhanin mbetën pa asnjë mjet jetese. Edhe pse ndodhet shumë pranë Elbasanit, në këtë fshat nuk ka pasur kurrë rrugë automjetesh dhe e vetmja kulturë që kultivohet është duhani. Vendimi për sekuestrimin e tij i la këto familje në mëshirë të fatit.
Top Channel