Me 88 vota pro, maxhoranca votoi ligjin e ri për qeverisjen vendore, një ligj që në emër të shumicës, Bashkim Fino tha se siguron decentralizim të thellë për vendorët.
Gjatë votimit, një amendament i Bashkim Finos për kufizimin në dy mandate për kryetarët e bashkive, ka pështjelluar maxhorancën gjatë procesit të votimit në seancë plenare. Propozimi i deputetit Fino mori votat e opozitës dhe të LSI-së dhe të një pjese të socialistëve, por nuk siguroi numrin e mjaftueshëm për t’u
Më herët, gjatë prezantimit të projektligjit, Bashkim Fino tha se ky projektligj zgjeron numrin e funksioneve të kompetencave për kryetarët e bashkive.
“56 është numri i funksioneve të kompetencavce për kryetarët e bashkive, nga 39 që ishin. Pra kemi një decentralizim më të thellë të pushtetit nga niveli qendror tek ai vendor”, tha Fino.
Deputeti socialist kundërshtoi akuzat e Partisë Demokratike, duke u shprehur se hartimi i projektligjit është bërë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe pas një sërë tryezash konsultuese me publikun dhe të zgjedhurit vendorë.
“Për të konsoliduar cilësinë e një projektligji vendorë, përdoren dy standarde; së pari procedura dhe shqyrtimi dhe së dyti cilësia e përmbajtjes. Projektligji u hartua në bashkëpunim me USAID, KiE dhe OSBE. Këta mbështetën ligjin me dy ekspertë. Projektligji iu nënshtrua një procesi të gjerë publik ku u organizuan 5 tryeza rajonale me përfaqësues shoqatash të zgjedhurish vendorë”, tha Fino.
“U hoqëm rrugët rurale qarqeve sepse sot kemi njësi bashkiake që janë më të mëdha dhe nuk ka më nevojë që t’i ndërlidhë qarku”, tha ai.
Ndërkohë, Partia Demokratike deklaroi se në rastin e parë që do t’i jepet, do të ndryshojë ndarjen administrativo-territoriale, e aplikuar në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Gjatë diskutimeve të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se me ndarjen e re është shkatërruar pushteti vendor dhe po shkatërrohen qarqet.
“Ajo hartë do të griset kur t’i vijë radha. Do të griset dhe do të bëhet një e re në konsultim me pushtetin vendor dhe qytetarët. Edi rama kryetar bashkie thoshte në atë kohë “të zhdukim njësitë bashkiake”. Ju po u hiqni mbledhjen e taksave për pushtetin vendor duke u vendosur një taksidar me synimin e vetëm për t’i bërë presion biznesit”, tha Bylykbashi.
Në emër të grupit parlamentar demokrat, Bylykbashi u ndal edhe tek nisma e qeverisë për rritjen e kontributeve për profesionet e lira. Ai tha se qeveria po quan taksa kontributet në kundërshtim me ligjin.
Top Channel