Korçë, pranga shpërndarëses me 4 doza heroinë

17/12/2015 17:25

Agjentë të anti-drogës së Korçës kanë finalizuar këtë të enjte një operacion kundër shpërndarjes së drogës.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, gjatë operacionit, të kryer në lagjen numër 8 të qytetit janë sekuestruar 4 doza heroinë dhe shpërndarësja e tyre.

Sipas burimit, personi në fjalë është shtetasja Diana Rizvani, 43 vjeç, në banesën e të cilës ndodheshin edhe dozat, të mbështjella me letër alumini.

Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit, i koduar me emrin “Banesa 2”, i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes.

Top Channel