Juventus-Lazio në çerekfinale të Kupës së Italisë

17/12/2015 00:00

Juventusi, i cili u kualifikua një ditë më parë në çerekfinale të Kupës së Italisë, ka njohur këtë të enjte kundërshtarin. Kundërshtari i bardhezinjve do të jetë Lazio, që mposhti Udinese-n 2-1 në “Olimpico”.

Bardhekatrit e trajnetit Pioli e nisën këtë takim me Berishën në port, i cili nuk pësoi gol deri në minutën e 67, kur lojtari me origjinë shqiptare, Gjergji Kone, shënoi golin e parë të kësaj ndeshje, duke kaluar në avantazh Udinese-n.

Por pavarësisht golit të pësuar, Lazio gjeti forca për të reaguar dhe brenda 9 minutave ata arritën të kthenin rezultatin në favorin e tyre.

Alesandro Matri dhe Cataldi ishin dy autorët e golave, që i dhanë të drejtën Lazio-s të luajë në çerekfinale ndaj Juventusit.

Top Channel