Balla: Reforma në drejtësi pastron politikën, jo dekriminalizimi

17/12/2015 18:30

Para nisjes së procesit të votimit të dekriminalizimit, Taulant Balla, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se vetëm ky ligj nuk pastron klasën politike shqiptare nga balta.

Ai tha se këtë e bën vetëm reforma në drejtësi.

“Ky ligj që votojmë sot pa reformën në drejtësi është një ligj që tenton të krijojë barriera morale në politikën shqiptare për një Parlament që do të mbetet shembulli i mosndëshkueshmërisë për këdo që ka bërë krime apo ka vjedhur shqiptarët. Baltën nga politika shqiptare dhe shpifjet mund t’i heqë vetëm reforma në drejtësi”, tha Balla.

Deputeti socialist tha se dekriminalizimi nuk prek asnjë prej deputetëve të maxhorancës, ndërsa e kundërta, sipas tij ndodh me opozitën.

“Nuk ka asnjë të dënuar apo të gjykuar për krimet e parashikuara në këtë ligj në krahun tonë, në krahun tuaj dy i keni të pagjykuar dhe të padënuar. Ky ligj nuk ka asnjë vlerë pa bërë reformën në drejtësi, nuk kemi alibi dhe nuk kërkojmë alibi, japim llogari përpara atyre që na kanë votuar për një Shqipëri më të drejtë”, vijoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA