Vlorë, kapet gomonia 9 metra e gjatë; në pranga 2 persona

16/12/2015 16:55

Një gomone është kapur këtë të mërkurë nga policia e Vlorës, e cila ka vënë në pranga dy persona, të konsideruar si poseduesit e saj.

Sipas njoftimeve të fundit të drejtorisë lokale të policisë, mjeti lundrues i sekuestruar rezulton 9 metra i gjatë dhe i pajisur me 2 motora.

Ndërkohë, personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit A. Dhami dhe A. Jaho, përkatësisht 49 dhe 50 vjeç, të cilët dyshohet se do ta përdornin gomonen për transport lëndësh narkotike.

Top Channel