Ismailaj shkon në gjyq, përfundojnë hetimet për skandalin CEZ-DIA

16/12/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-administratorin e mbledhjes së borxheve të kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj, dhe e dërgoi atë të pandehur në gjykatë për veprat penale të “mashtrimit, me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve penale”, për gati 5 milionë euro.

Ndërkohë që, në rrugë jozyrtare thuhet se prokurorët e njësisë “Task Force” veçuan çështjen për ish-zyrtarin e kompanisë çeke, Josef Hajsek.

Sipas prokurorëve, Ismailaj ka depozituar të dhëna fiktive për eksperiencën e kompanive që përfaqësonte, mes tyre edhe për eksperiencën e “Dias”, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregtar dy muaj para firmosjes së marrëveshjes me CEZ-in.

Sipas Prokurorisë, për mbledhjen e borxheve CEZ i pagoi Ismailajt gati 5 milionë euro.

Top Channel