“Babagjyshët”, për gjykim 11 persona

16/12/2015 10:00

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për grupin e “Babagjyshëve”, duke dërguar për gjykim 11 persona.

Ata akuzohen për 13 episode kriminale, dhe si një grup i strukturuar kriminal akuzohen për vjedhje me armë, plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kryerje veprash penale në kuadër të grupit kriminal.

Për gjykim janë dërguar Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julain Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka.

Dy prej vjedhjeve janë kryer në Maqedoni, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një prej autorëve, Miljan Elezi apo i njohur ndryshe dhe si Artur Tafani.

Grupi u bë mjaft i njohur për vjedhjen spektakolare të 24 dhjetorit të 2013 të një argjendarie në qendrën tregtare TEG. Ata ishin veshur si babagjysha, prej nga ka marrë dhe emrin grupi i tyre.

Top Channel