Tre vjedhje brenda 48 orësh, arrestohen të miturit

15/12/2015 09:50

Dy të mitur janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi janë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura vetëm në 48 orët e fundit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar A. S 16 vjeç, dhe Xh. L, 17 vjeç, nga Valara e Gjirokastrës. Ata kanë vjedhur shkollën 9-vjeçare të Lunxhërisë dhe dy banesa. Ndërkaq, hetimet kanë zbuluar se ata janë autorë të vjedhjes së një seri lokalesh dhe banesash gjatë vitit të kaluar.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një kompjuter, një printer, një skaner, një kasafortë, ku brenda kishte 50 mijë lekë të reja si dhe vulën e shkollës së Lunxhërisë dhe disa bizhuteri.

Nga hetimet e kryera vlera e bizhuterive të vjedhura në shtëpinë e një 57-vjeçare kapte vlerën e 5 mijë eurove. Mbi dy të miturit rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Top Channel