Ndotja nga nafta, Totozani: Banorët ankohen, kërkojnë hetim të situatës

15/12/2015 00:00

Janë me qindra familje në zonën e Fierit të cilat detyrohen çdo ditë të bashkëjetojnë me ndotjen që u vjen nga kompani të cilët punojnë në sektorin e naftës.

Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se në zyrën e tij kanë mbërritur dhjetëra denoncime të qytetarëve që kërkojnë hetim dhe mbrojtje.

“Rasti i Marinzës, ankesën e 45 familjeve që banojnë në lagjen “Heqimaj”, zona e Visokës, Fier, të cilat kanë prezantuar shqetësimin e ndotjes së ajrit nga aktiviteti naftënxjerres, prej një subjekti privat pranë banesave të tyre Po për lumin Gjanica kemi bërë edhe një hetim tjetër administrativ, pasi nga banorët jemi informuar se ndotet nga bizneset private të zonës.”, tha z. Igli Totozani.

Eksperti i ministrisë së Mjedisit, Redi Baduni tha se ligjet ekzistojnë, por kërkohet zbatimi i tyre me përpikmëri.

Duhet që planet, strategjitë apo programet duhet t’i nënshtrohen ligjit të vlerësimit strategjik mjedisor, i cili do të japë rekomandimet e veta, ose ndikimin në mjedis që do të kenë këto programe dhe më tej do të japë mundësinë e minimizimit të këtyre ndikimeve”, tha Baduni.

Në këtë takim u tha se zhvillimi ekonomik i vendit është i lidhur ngushtësisht me politikat mjedisore të vendit

Top Channel