Moratti: Juventusi po më shqetëson

15/12/2015 18:40

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti është i kënaqur me ecurinë e këtij viti të zikaltërve në kampionatin italian, por shton se është i shqetësuar edhe nga ringritja e Juventusit.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën si po shkojnë gjërat. Interi po tregohet një skuadër solide dhe e meriton vendin e parë. Ka treguar vazhdimësi në rezultate dhe ka bërë një lojë shumë praktike. A më shqetëson rikthimi i Juventusit? Po, pa dyshim. Po ecën mirë dhe për momentin më duket kundërshtari më i fortë”, tha Moratti.

Në lidhje me kritikat ndaj lojës së Interit, Moratti shprehet: “Mendoj se janë të ekzagjeruara, por besoj se i kanë shërbyer ekipit për t’u përmirësuar. Mancini është i zoti, ka pasur durim dhe e ka ndërtuar mirë këtë skuadër”.

Top Channel