Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara Brenda javës së ardhshme pritet të zbardhen detajet që do të duhet të ndjekin maturantët për të vijuar studimet e larta.
Drejtorja e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Linda Pustina tha se matura do të vijojë të jetë një provim dalës, ndërsa universitetet duhet të përcaktojnë kriteret, por edhe kuotat e pranimit.
“Javën që vjen do të kemi një takim me ta për të organizuar mënyrën sesi do të pranohen në universitete për t’u garantuar atyre të njëjtën cilësi si paraardhësit e tyre, e ndoshta edhe një hap më tej këtë vit”, thotë Linda Pustina.
Rektorët dhe dekanët kanë kërkuar që të informohen sa më shpejt me mënyrën e pranimit të studentëve, ku një rol të rëndësishëm do të luajë edhe Agjencia Kombëtare e Aplikimit Universitar.
Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë mesataren, ndërsa fakultetet duhet të nxjerrin kriteret e tyre.
“Është ngritur një grup pune në Ministrinë e Arsimit për implementimin e reformës. Jemi duke bashkëpunuar me vende partnere për të mundësuar sjelljen e ekspertëve të huaj në Shqipëri në mënyrë që të na japin asistencë për krijimin e bazës ligjore konform standardeve të BE-së”, sqaron Pustina.
Mungesa e detajeve vendos në vështirësi maturantët për zgjedhjen e tyre universitare. Këtë vit pritet të nisë edhe akreditimi i universiteteve shqiptare nga agjencia britanike, Enka.
Top Channel