Bllokimi i kanaleve, Bashkia e Vlorës prish ndërtimet pa leje

15/12/2015 11:55

Një muaj nga përmbytjet në Vlorë, që dëmtuan banesa e biznese, bashkia e këtij qyteti po punon ende për të pastruar kanalet e qarkullimit të ujërave, të lëna në harresë prej dekadash.

Mjetet e bashkisë kanë vijuar punën edhe në ditët e fundit, duke vënë në shënjestër edhe ndërtimet pa leje e pa kriter që kanë çuar në bllokimin e kanaleve.

Një prej tyre rezulton ai në zonën e kodrave të qytetit që kishte 30 vite pa u pastruar dhe ishte rrethuar nga disa ndërtime, të cilat janë prishur.

“Jemi duke vazhduar punën për hapjen e këtyre kanaleve dhe për prishjen e çdo objekti që është ndërtuar mbi to e që ka shkaktuar përmbytjet”, deklaroi kryebashkiaku Leli.

Leli bëri me dije se në fushatën e pastrimit është përfshirë edhe rezervuari ujëmbledhës, që mbledh ujërat e shirave.

Top Channel