Ambasadorët paralajmërojnë PD-në: Jo dhunë, policia të reagojë

15/12/2015 15:30

Top Channel ka mësuar nga burime diplomatike për një takim ditën e djeshme (14 dhjetor) ku kanë marrë pjesë disa ambasadorë mes tyre ai amerikan, ambasadori francez, anglez, gjerman, numri 1 i BE-s në Tiranë Romana Vllahutin dhe ai i OSBE-s.

Në fokus të takimit ishte shqetësimi i përbashkët në lidhje me protestën e paralajmëruar të enjten nga opozita.

Ata u dakortësuan se çdo lloj dhune gjatë protestës është e papranueshme, ka theksuar i njëjti burim.

Gjatë takimit mësohet se ambasadorët ranë dakort të inkurajonë policinë dhe forcat e sigurisë për të ndërmarrë vetëpërmbajtje maksimale gjatë protestës së ardhshme.

Ata janë shprehur se partitë politikë dhe figurat e tyre udhëheqëse që organizojnë protesta në të cilat ka dhunë duhet të vihen përpara përgjegjësisë dhe të përballen me pasojat.

Në mënyrë të veçantë çdo përpjekje përmes forcës për të ndaluar punën e Parlamentit do të shihet si një përpjekje e qëllimshme në nëpërkëmbjen e institucioneve demokratike dhe do të përbënte një vijë të kuqe të pakalueshme për këto vënde dhe organizata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA