Ditën e shtunë, të gjithë u njohëm me shortin e Europianit të vitit të ardhshëm, “Francë 2016”, që do të luhet nga 10 qershori deri më 10 korrik. U mësua sesi u ndanë 24 ekipet konkurrente nëpër 6 grupe me nga 4 rivalë, për të vijuar më pas me fazat e tjera, sipas rregullores së parashikuar.
Duke qenë se ky do të jetë Europiani i parë që do të diskutohet mes 24 ekipeve, pas reformës në UEFA të ndërmarrë nga Michel Platini, gazeta gjermane “Die Welt” ka sjellë edhe një risi: ndarja e kombëtareve në grupe të identifikuara secila përmes simboleve “Emoji”.
E lehtë është ta identifikosh Shqipërinë, duke ditur shortin, por “e vështirë” është t’i zbërthesh karakteristikat me të cilat gjermanët kanë përshkruar vendin tonë. E gjitha jepet vetëm përmes një fotografie, e cila të fut në mendime të thella për interpretimin e këtyre shenjave.
Çfarë janë “emojit” tona? Dy zogj ngjyrë gri e kokërrumbullakët, ndoshta për të lavdëruar bukuritë natyrore, por që gjithsesi nuk dimë t’i ruajmë; një rreth i kuq i madh, si të kishin dashur të thonin “atje ndalon gjithçka dhe nuk ecën përpara”; si dhe shpërthimi i tritolit… e si të mos mungonte diçka e tillë…?
Shorti i grupeve të “Francë 2016”
Grupi A: Franca, Rumania, SHQIPËRIA, Zvicra
Grupi B: Anglia, Rusia, Uellsi, Sllovakia
Grupi C: Gjermania, Ukraina, Polonia, Irlanda e Veriut
Grupi D: Spanja, Rep. Çekisë, Turqia, Kroacia
Grupi E: Belgjika, Italia, Rep. Irlandës, Suedia
Grupi F: Portugalia, Islanda, Austria, Hungaria
Top Channel