Lazarat, arrestohet Viktor Aliko; qëlloi me sende të forta policinë

14/12/2015 11:30

Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Viktor Aliko, një prej autorëve që ka qëlluar me sende të forta kundër policisë më 8 tetor të 2014.

Por në fakt, Aliko dyshohet edhe për sulmet me tritol të ndodhura në mars të këtij viti në Lazarat. Nga gjykata e Gjirokastrës atij i është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë, pasi akuzohet për shkatërrim prone, organizim dhe pjesmarrje në manifestime të paligjshme dhe kundërshtim i policisë.

Top Channel