E kanë cilësuar si sëmundjen e pasionit, pasi çdokush që ka nisur të provoje fatin në këto lojëra e ka pasur të vështirë të dalë prej tyre. Agimi është një prej tyre. Ka nisur të luajë që kur ishte ende fëmijë dhe nuk ka mundur të largohet as sot.

56-vjeçari nuk mund të qëndrojë një ditë të vetme pa vënë lloto. Për të, kjo është një lloj adrenaline, e cila i jep kuptim ditës së tij.

Statistikat dëshmojnë se bixhozi është një ndër shkaktarët kryesorë të divorceve dhe një nga bizneset që ka shënuar të ardhurat më të larta në ekonomi.

Në çdo rrugë dytësore dhe kryesore të qyteteve ndeshesh me kazino dhe lloto, klientë të të cilave janë jo vetëm të rinjtë, por edhe fëmijët e vegjël.

Top Channel