Elbasan, iu gjetën sende të vjetra të vjedhura; arrestohet zotëruesi

13/12/2015 10:10

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në flagrancë  të shtetasit Kujtim Sula, 45 vjeç, banues në fshatin Trojas Belsh.

Gjatë kontrollit të banesës së tij (në ditën e shtunë) i janë gjetur një objekt në formë shpate e shekullit XVIII, e vjedhur në Greqi dhe 35  monedha të vjetra metalike. 

Gjithashtu, 45-vjeçarit i janë gjetur në banesë edhe 300 fishekë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel