Barcelona, asnjë fitore në 3 ndeshjet e fundit

13/12/2015 13:15

Në tre ndeshjet e fundit Barcelona nuk ka arritur asnjë fitore. Kjo është hera e parë që katalanasit nuk e shijojnë fitoren në 3 ndeshje radhazi që kur Luis Enrique ka marrë drejtimin e skuadrës (dy sezone më parë).

Tre përballjet e fundit, dy në kampionatin spanjoll dhe një në Champions League, janë mbyllur në barazim. Me Valencian 1-1, me Bayer Leverkusen 1-1 dhe me Deportivo La Coruna 2-2.

Pikërisht ndeshja e fundit në Camp Nou ngre shqetësime, pasi Barcelona u barazua kur dukej se ndeshja nuk kishte më histori. Pasi kishte fituar avantazhin e dyfishtë me golat e Messit dhe Rakitiçit, katalanasit u barazuan kur duheshin edhe 15 minuta nga fundi i takimit.

Top Channel