“Transportuesi” në Dibër sekuestron 1 kg kanabis, 5 të arrestuar

12/12/2015 10:55

Pesë persona janë arrestuar dhe një sasi prej 1 kg kanabis është sekuestruar nga policia, në operacionin e koduar “Transportuesi” në Dibër.

Burimet policore bëjnë me dije se janë vënë në pranga Artur Dërvishi, 36 vjeç, Astrit Kurti, 26 vjeç, Vladi Sinani, 25 vjeç, Gëzim Lleshi, 23 vjeç, K.L, 16 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim N. L.

Policia ka sekuestruar 1 kg kanabis sativa, një armë zjarri pistoletë, 6 telefona celularë të markave të ndryshme, dhe një automjet tip Ford. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona shpërndanin kanabis në sasi të vogla në qytete të ndryshme brenda vendit.

Top Channel