
Shqipëria e De Biasit shihet si një nga skuadrat surprizë të këtij Europiani. Ky është komenti i disa mediave të mëdha europiane, mes të cilave “France Football” dhe “As” e Spanjës.
Prestigjiozja franceze shkruan se, gjelat e De Champe janë favoritë jo vetëm të grupit, por edhe të eventit. Ndërkohë që në analizën që kanë bërë për Shqipërinë, gazetarët e “Francë Football” shkruajnë se, De Biasi ka krijuar një grup të mirë lojtarësh sipas mentalitetit italian.
Ata kanë vlerësuar në maksimum mbrojtjen, tek e cila sipas tyre është vështirë të gjesh të çara. Sipas revistës, pika më e fortë e kuqezinjve të drejtuar nga italiani është ashpërsia taktike.
Me superlativa kanë folur edhe gazetarët e së përditshmes spanjolle “As”, të cilët në fund të shkrimit për grupin A kanë theksuar se, Shqipëria e De Biasit mund të jetë një nga surprizat e këtij grupi.
Gazeta e madhe zvicerane “Blik”, në faqen e saj zyrtare ka publikuar një deklaratë të ish-trajnerit të tyre, Otmar Hitzfield, se 3 pikët ndaj Shqipërisë janë të detyrueshme për helvetikët.
Top Channel