Komiteti i Etikës i FIFA-s: Platini do të pezullohet disa vjet

12/12/2015 00:00

Komiteti i Etikës së FIFA do t’i kthehet cështjes Michel Platini në 18 dhjetor kur presidenti io UEFA dhe kandidat për kreun e FIFA do të merret në pyetje në Zyrih.

Por mesa duket, Platini është tashmë i dënuar, gjë që e thekson edhe zëdhënësi i këtij komiteti, Andreas Bantel në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘L’Equipe’ duke theksuar se akuzat për korrupsion në drejtim të Platini dhe Blatter janë të bazuara në prova duke shtuar se Platini me siguri do të pezullohet për disa vjet.

Kjo është një tjetër goditje që vjen në drejtim të francezit, pas refuzimit të apelit të tij nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për pezullimin prej 90 ditësh të marrë nga FIFA për shkak të shifrës prej 1.8 milionë Eurove që ai mori nga Blater në 2011 për një konsulencë në favor të FIFA në periudhën 1999-2002. Por jo vetëm kaq, Bantel vuri në dukje se edhe nëse ndaj Platini do të bien akuzat për korrupsion, ai do të dënohet për konflikt interesi, keqadministrim dhe falsifikim të bilanceve.

Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi nga ana e avokatëve mbrojtës të Platini, të cilët iu kundërvunë menjëherë FIFA që pritet ta marrë vendimin e saj përpara Krishtlindjeve.

Sipas tyre është thyer principi i mundësisë që Platini të jetë i pafajshëm dhe se FIFA ka një objektiv të qartë politik kundër tij. avokatët e kreut të UEFA shtuan se seanca dëgjimore e 18 dhjetorit do të jetë një farsë , pasi vendimi për ta dënuar francezin është marrë tashmë, pa pritur aspak shpjegimet e tij.

Top Channel