I dënuar për trafik prostitucioni, ekstradohet nga Greqia 41-vjeçari

12/12/2015 00:00

Një 41-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mersin Çela është dënuar me 15 vjet burg nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më tetor të 2005 është dënuar për trafik të femrave për prostitucion.

Ai i është dorëzuar autoriteteve shqiptare nga Interpol Athina.

Top Channel