Tiranë, arrestohet i shpalluri në kërkim nga Italia

11/12/2015 09:25

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e Ilir Hysës, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Hysa është dënuar me 10 vjet e 5 muaj burg nga gjykata e Trentos.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafik droge.

Top Channel