Studentët e Gjeologji-Minierave në protestë për godinën

11/12/2015 12:50

Dhjetëra studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji-Minierave  kanë bojkotuar mësimin.

Ata i kanë kujtuar qeverisë se pas nxjerrjes nga godina ku ata kanë studiuar për 60 vjet, për ta nuk ka asnjë zgjidhje.

“Pas një viti, jo vetëm që nuk ekziston asnjë projekt për godinën e re, por destinacioni i fakultetit tonë është ende i papërcaktuar. Jemi të bindur në të drejtën tonë dhe do të luftojmë deri në fund për fakultetin që na takon neve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare”, thonë studentët.

Ambientet e kësaj godine do t’i shërbejnë Gjykatës së Lartë, ndërkohë që studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti janë shpërndarë nëpër godina të ndryshme.

Studentët kanë paralajmëruar fillimin e protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA