PDIU kërkesë Beqajt, spital të ri për Fierin

11/12/2015 15:20

PDIU i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, një shtim të investimeve në shëndetësi në qarkun e Fierit. Kjo kërkesë është pritur pozitivisht nga ministri, i cili është shprehur për ndërtimin e spitalit të ri rajonal.

“Kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë, që përmes buxhetit aktual, të përsosë, të ndërtojë dhe të rikonstruktojë qendrat shëndetësore dhe shërbimin spitalor në zonat naftëmbajtëse”, është shprehur deputeti i PDIU-së Omer Mamo.

Këto zona tha Mamo kanë një numër të lartë sëmundjesh që vijnë nga ndotja ambientale, për të cilat kërkoi ilaçe falas.

“Unë paraqita në kuvend një propozim për statusin e naftëtarit, dhe uroj që të gjej mirëkuptimin e ministrive të linjës për ta përsosur atë. Shpenzimet shtesë janë të vogla, ndërsa përfitimet e mijëra naftëtarëve janë shumë të mëdha. Ata janë më të goditurit nga disa reforma të vazhdueshme”, ka thënë Omer Mamo.

Top Channel