Lezhë, 5 vite burg policit që vrau 15-vjeçarin

11/12/2015 10:40

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vjet burg ish-oficerin e policisë Skënder Seferaj, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.

Gjykata e ka dënuar ish-efektivin Seferaj sipas pretencës së Prokurorisë.

Adoleshenti u vra gjatë një ndjekjeje të policisë.

Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit. Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie. Skandaj ka çarë rrethimin, ndërsa policia u detyrua të qëllonte me armë mbi makinën.

Prokuroria thotë se u gjuajtën gomat e mjetit, por plumbat kanë devijuar duke kapur pjesën e pasme të makinës, ku ndodhej ulur 15-vjeçari.

Top Channel