Korçë, ndalohet ish-përgjegjësi i Drejtorisë së Shëndetit Publik

11/12/2015 09:00

Policia e Korçës ka ndaluar ish-përgjegjësin e Drejtorisë së Shëndetit Publik, Luan Bejko.

61-vjeçari është dënuar me 3 vjet burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Bejko është dënuar nga gjykata edhe me 900 mijë lekë gjobë.

Ish-përgjegjësi i DSHP-së vendoste gjoba tek subjektet e më pas i anulonte në këmbim të rryshfetit.

Top Channel