Vrau biznesmenin, arrest me burg për Miran Tilën

10/12/2015 10:20

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Durrësit për Miran Tilën, autorin e vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Tila ka kërkuar mëshirë në gjykatë duke shprehur dhe pendesën për krimin e kryer.

Ai ka rrëfyer se nuk kishte qëllim të vriste shokun e tij, por se ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Tila u arrestua 4 ditë pas vrasjes, dhe në shtëpinë e tij u gjet dhe arma e krimit.

Mëngjesin e 3 dhjetorit është gjetur në fshatin Shkallë të Manzës, një automjet i braktisur me njolla gjaku, dhe pak më larg makinës edhe trupi i pajetë i 39-vjeçarit Arben Hasa.

Top Channel