Vlorë, pranga për dhunë në familje 67-vjeçarit

10/12/2015 10:10

Policia e Vlorës ka arrestuar në orët e fundit një person, pas sinjalizimeve për ushtrim dhune në familje.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Todi Kristo, 67 vjeç nga fshati Mifol.

Sipas burimeve, arrestimi i tij është bërë në flagrancë në banesën e tij, pasi kishte goditur me gërshërë bashkëshorten e djalit të tij.

Kjo e fundit, 34-vjeçe, ka marrë lendime të lehta në trup, që sipas mjekëve të spitalit të Vlorës nuk përbëjnë asnjë rrezik për jetën.

Top Channel