Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, të mësohemi të bashkëjetojmë

10/12/2015 00:00

Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj ka risjellë edhe njëherë në vëmendje protestën e 8 dhjetorit duke theksuar se në qytet nuk mund të tolerohen sjellje vandale.

“Është e drejta e çdo njeriu të ketë mendimin e vet, përbunkerin, për historinë, kur iku gjermani i fundit. Por nuk është e drejta e askujt të ketë mendimin e vet për vandalizimin e qytetit. Kjo është arsyeja pse ne po kultivojmë një kulturë të re në kryeqytet. 163 mln lekët e gjobës as e ulin e as e ngrenë situatën ku është bashkia, po është kultura që askush nuk mund të shkatërrojë diçka të përbashkët, në emër të një kauze politike që nuk qëndron”, tha Veliaj.

Veliaj tha se pavarësisht bindjeve politike qytetarët e Tiranës duhet të mësojnë të bashkëjetojnë në komunitet dhe të ruajnë pronën publike.

“A nuk duhet që disa herë më shumë, një parti politike që pretendon të jetë alternativë qeverisëse ti respektojë normat. Unë nuk kam parë asnjë student nga rrethet që e shkul pusetën, e merr në krah e çon në konvikt? Nuk e bëjnë këtë ”, u shpreh Veliaj.

Gjatë takimit që zhvilloi në fakultetin e Shkencave Sociale Veliaj tha se të gjithë të pastrehët do të kenë një vakt falas ditën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, në mensat sociale të bashkisë.

Top Channel