Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën në Europa League

10/12/2015 23:00

E ka mbyllur me humbje Skënderbeu aventurën në Europa League, në kompeticionin ku arriti të marrë vetëm 1 fitore ne 6 ndeshje.

Kampionet e Shqipërisë u mundën 0-3 në “Elbasan Arena” nga Lokomotiva e Moskës, skuadër kjo që kualifikohet ne raundin tjetër.

Pavarësisht se kërkonin fitoren për të rritur financat dhe prestigjin e skuadrës, korçarët e drejtuar nga Mirel Josa janë treguar shumë të vakët në sulm duke mos rrezikuar asnjëherë portën kundërshtare.

Tarasov në pjesën e pare, Niase dhe Samedov në fundin e ndeshjes ishin autoret e golave të fitores së rusëve të cilët falë këtij suksesi kalojnë në fazën tjetër të Europa League-s si të parët e Grupit H.

Skuadra tjetër që i bashkohet Lokomotivës në raundin tjetër është Sportingu i Lisbonës, i cili mposhti 3-1 Beshiktashin në Portugali.

Top Channel