Protesta e opozitës, lirohen 5 protestuesit e arrestuar

10/12/2015 16:00

Gjykata e Tiranës shpalli masën “detyrim paraqitjeje” për pesë protestuesit e arrestuar për protestën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Gjyqtarja Antonela Prendi pranoi kërkesën e prokurorisë, që kërkoi gjithashtu masën “detyrim paraqitjeje”. Protestuesit e arrestuar që u lanë të lirë janë shtetasit Arben Hajdari, Suzana Demushi, Xhuljano Çala, Aurel Filaj dhe Andi Kuka.

Ata u arrestuan nga policia për veprimet e tyre të dhunshme gjatë protestës për veprat shkatërrim të pronës shtetërore, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ndërkohë, policia ka kërkuar nga mediat sekuestrimin e pamjeve filmike për të identifikuar të gjithë qytetarët të cilët gjatë protestës kryen veprime të kundraligjshme duke dëmtuar fasadën dhe dritaret e Ministrisë së Transporteve.

Top Channel